Rreth Nesh

është themeluar në vitin 2004, me seli në Tiranë. Që në themelimin e saj, kjo kompani ka pasur si qëllim blerjen dhe shitjen e artikujve ushtarakë dhe policorë. Gjatë viteve kjo kompani u konsolidua duke krijuar një imazh serioz për shtetin Shqiptar duke u bërë dhe lideri i parë në furnizimin me artikuj të veshmbathjes dhe pajisjeve speciale për forcat e ushtrisë dhe të policisë së shtetit Shqiptar. Kjo kompani ka realizuar furnizimin me veshmbathje të të gjitha komandove të kontigjentëve të luftës që ka nisur shteti Shqiptar drejt rajoneve të luftës si Irak apo Afganistan. Gjithashtu janë furnizuar komandot shqiptarë të Forcave të Armatosura. Kompania jonë, gjithashtu tregton artikuj të ndryshëm industrialë dhe elektronikë të të gjitha llojeve, përfshirë uniforma dhe pajisje ndihmëse për Ushtrinë dhe Policinë, sisteme alarmi, vëzhgimi, GPS, si dhe aksesorë të tjerë, aparate rezistente kundra shpërthimeve, thyerjeve dhe dëmtimeve, anti-plumba, pranga, shkopinj gome, aparatura të ndryshme survejimi si dhe çdo aksesor tjetër të nevojshëm për forcat policore dhe ato të ushtrisë